Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Plarent Ndreca e cilëson posterin e Belind Këlliçit duke nxjerrë gishtin e mesit, me fytyrën e vërtetë të opozitës dhe të kandidatit të Berisha-Meta.
Në një intervistë për News 24, Ndreca theksoi se kjo shfaqje vjen pas përdhosjes që opozita i ka bërë 2 gishtave dhe simbolit të partisë së tyre.
“E pashë posterin dhe ajo është fytyra e vërtetë e kësaj opozite dhe tregon se me çfarë mentaliteti drejtohet kjo opozitë dhe çfarë mentaliteti i shfaq kryeqytetit të shqiptarëve dhe u nxjerr dy gishta. Në fakt u nxor një gisht, se nga 2 gishta e ka përdhosur edhe vetë simbolin e partisë së tij, ish partisë së tij, e ka përdhosur në një gisht dhe kjo është një fyerje për qytetarët e Tiranës të cilët sigurisht janë qytetarë evropianë”, tha Ndreca.