Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua krisja e miqësisë Luiz-Efi dhe përplasja e tyre e fundit.

Albatros Rexhaj e quajti fillimisht kavalieri faktin që Luizi ka zgjedhur t’i besojë të dashurës së tij Kiarës, por nuk e justifikoi sjelljen ndaj Efit.

“Ai po e tepron, mund të penalizohet. Në sytë e publikut ka më shumë popullaritet po të ishte me Efin sesa me Kiarën”, u shpreh Albatrosi. E të njëjtit mendim ishte edhe Pamela Shqezi, sipas të cilës Kiara është xheloze për Efin.