Luizi e do Efin jashtë shtëpisë së Big Brother Vip. Mesa duket ai nuk e sheh më si aleate në këtë lojë dhe e do jashtë shtëpisë.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur mes dyshes, pasi Luizi tani mendon se Efi po e shfrytëzon për lojë dhe po tallet me të. Gjatë një bisede me Kiarën, Luizi i tha që e ka lënë Efin të fitojë terren, por me shumë qetësi do fillojë ta nxjerrë jashtë shtëpisë, duke e futur në nominim veten, bashkë me Efin.

“Efi po mundohet të ftojë terren. Po i lë mundësi të kapet me Dean, me Kristin, po ajo mendon se po me shfrytëzon mua. Ne do rrimë sa do rrimë kështu, po unë do ta nxjerr nga shtëpia. Do ta nxjerr në nominim kokë me kokë me mua. Me Efin do ta filloj me qetësi, Ajo nuk mund të tallë b*thën me mua.”, tha Luizi ndër të tjera./