Ilir Meta dhe Sali Berisha janë bërë bashkë sot në takimin elektoral në Vorë, ku u prezantua kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Vorë, Indrit Hoxha. Meta në fjalën e tij tha se “Vora është një nga dëshmitë të papërgjegjshmërisë së Ramës që në 4 vite prodhoi 5 kryetarë të komanduar të bashkisë”. Meta tha se beson tek plani i Indrit Hoxhës për urbanizimin e qytetit të Vorës.

“Ku janë 14 mln euro investime, janë të vjedhura dhe të abuzuara, janë në SPAK dhe këtyre çështjeve duhet ti shkohet deri në fund.
Është e tmerrshme të shikosh rrugë këtu në Vorë ku as me autoblinda nuk mund të shkosh dhe jo më me mjete. Është jashtë çdo imagjinate.

Unë besoj tek vizioni i Indriti, tek plani i tij për urbanizimin e Vorës që do t’ja ngrejë vlerën këtu qyteti. Besoj tek aftësitë e tij menaxheriale dhe tek plani për ta shndërruar Vorën në një shembull të suksesit të investimeve të huaja, por edhe vendase”, tha ndër të tjera Meta.

Po ashtu, kreu i PL-së u shpreh se më 14 maj do të triumfojë ndryshimi: “Ndryshimi fillon dhe triumfon më 14 maj, shumë shpejt do të jetë edhe në nivel kombëtar. Unë besoj tek mençuria e të gjithë juve, edhe tek ata që me bindje politike mund ti kenë ndryshe po që vidhen nga rilindja, ky sekt kaq i papërgjegjshëm”. Ndersa Berisha tha se per shkak te rritjes se taksave dhe vleres se ndertimeve, nje familjari i duhen 90 vite per te blere nje shtepi. Mbetet mister se sa iu deshen Berishes per te blere vilen ne Gjirin e Lalzit.

Berisha; Kam ndjeklur me shumë interes fushtën elektroale tuajën për Indrit Hoxhën. U përgëzoj për përpjekjet model që ju keni bërë. I dashur Indrit Hoxha, aleatët tanë të çmuar, sot jemi këtu për të paraqitur para jush kandidatin për Kryebashkiak. Në dallim nga të gjitha paraqitjet e mëparshme vijmë këtu me kandidatët e Primareve. Të gjithë kandidatët e koalicionit janë të vullnetit, votës dhe dinjitetit tuaj. E them këtë sepse për njeriun e lirë, kuptimi më i thellë i lirisë është dinjiteti. Në këtë kontekts, deleguam te ju zgjedhjen e kryetarit të partisë. Ju garantoj se ju do jeni vendimarrës për bashkinë. Krahasoni kandidatët e tjerë, me Indrit Hoxhën. Kandidatët e Ps dolën pas orës 1 të mëngjesit pa u pyetur për socialistës. Janë kanidatë me dy-tre emra. Kandidatët e tjerë, qytetarët normal nuk i pëlqejnë. Kanidatët e tyre nuk përfaqësojnë socialistët, as mbështetësit e PS-së, por krimin dhe bandat. Ky është një dallim madhor, ndaj siç jemi dëshmitarë kudo nga jugu në very, nga lindja në perëndim, ka një epërsi morale të madhe nga opozita shqiptare, nga kandidatët e lirisë. Kjo ka sjellë një frymë, një frymë fitoreje që Shqipëria nuk e ak patur më të fuqishme ndonjëherë që nga 92’. Ju garantoj se Indrit Hoxha do të jetë një shërbëtor i përulur i juaj. Do bëjë gjithçka për shërbimet më të mira të kësaj bashkie, nëpërmjet transparencës dhe çfarë ka në dorë me Këshillin Bashkiak të lehtësojë barrën tuaj.

Mbrëmë Erion Veliaj, në ikje deklaronte me mburrje se u ka rritur ndërtuesve 8 herë taksat. U dogji barku atyre, përkundrazi të gjitha i paguani ju. Si u rrit me 110% çmimi i ndërtimit, shumë mirë thoshte, i kam vënë taksa. Ato ndërtime i paguajnë qytetarët. Shtëpi nuk blejnë dot. Në pamje të parë, taksat i ka qeveria vendore, po shikoni çfarë barre të tmerrshme mund të krijojë një kryetar bahkie i papërgjegjshëm. Ndërtuesit tani shesin me çmime tre më të larta se në Evropë. Duhet 90 vite punë për të blerë një apartament. Është një kryebashkiak si një qenie laboratike e transormuar pa ndjenja. Ka shumë në dorë, mendon sa e keni ju fuqinë. Ju siguroj se në filozofinë tonë jemi për taksat më të ulëta të mundshme.

Atë barrë mbi ju, ato lëndojnë jetën tuaj. Kisha një biznesmen në zyrë, po më tregonte se biznesi i vogël paguan 3-7 herë më shumë taksa. Ne po marrim fund. Çmimi i ujit dyfishohet, uji nuk ka, ujë nuk pihet. Nëse ka një mall që ky vend mund t’jua japë fala qytetarëve të vetë është uji. Austria po ashtu me rezeva ujore të shumta, e jep ujin falas. Me vendim gjykate me të gjithë analizat këtu del uji i papijshëm.

14 maji është një ditë historike, nuk janë vetëm zgjedhje për qeveritarët vendor. Çdo qytetar që i beson lirisë ftohet për të përmbysur monizmin. NE sot jemi në një mision, për të bërë gjithçka që të përzëmë pushtetin monist. “Për një votë, unë do të bëja 600km rrugë me biçikletë”.