Posteri i kandidatit të dyshes Berisha-Meta për Tiranën, Belind Këlliçi i cili nxjerr dy gishtat e mesit në publik, ndërsa u kërkon votën qytetarëve ka ndezur polemika.
Për analistin Lorenc Vangjeli personi që i ka dhënë idenë Këlliçit për posterin nuk e ka menduar gjatë dhe pikërisht kjo gjë do t’i kushtojë në zgjedhje. Në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli u shpreh se posteri është një pasaporte e printuar keq dhe krejtësisht e padobishme. “Është një element provokues. Nga ato të cilat kur nuk mendon gjatë se çthua, por rëndësi ka të thuash diçka dhe të flitet për ty. Posteri është provokues. Nëse këtë gjë do ta bënte Efi, Kiara apo Luizi do të kthehej në trend, do të shikoje adoleshentë që do të bënin të njëjtën gjë.
Por nëse në një shoqëri normale, nëse këtë do e bënte Mesi apo Ronaldo, të ngrinin gishta, do të ishin masakruar. Kush i ka dhënë këtë ide Këlliçit nuk ka menduar gjatë, për këtë, po flitet, por është një lakuriqësi që dot ti kushtojë. Kjo është një pasaportë e printuar keq e konspektuar keq dhe krejtësisht e padobishme. Pra ky provokim i një personazhi si Këlliçi që donte të paraqitje si një personazh serioz, mirë do të ishte që Këlliçi të ulej me këmbë në tokë dhe mirë do të ishte të tërhiqet gishtat e bashkonte duart. Provokimi u bë rezultati është tjetër gjë. Sot falë këtij posti flitet më shumë për Këlliçin, por problemi është sa vota kthehet kjo. Kjo ishte totalisht e gabuar! Më ngjan si një ide e huaj! Gjest i fortë në SHBA. Është shumë vulgare! Ideja e provokimit vjen nga jashtë”,- tha Vangjeli.