Një natë e nxehtë ka qenë ajo e së hënës në Big Brother VIP. Banorët kanë kaluar momente argëtuese në një “Pyjama Party” të organizuar. Ata luajtën disa lojëra ku duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve me “spec”, të kryenin dënime të ndryshme, ose të pinin shots-a.
Por gjatë lojës së rrotullimit me shishe, banorët nuk i kanë kursyer aspak edhe pyetjet rreth erotizmit. Kristi i ka kërkuar Jorit që të tregojë pozicionin e preferuar në seks, ku fillimisht ajo hezitoi por më pas iu përgjigj duke thënë: “Sipër tavolinës, me kurrizin mbi tavolinë dhe këmbët mbi shpatullat e partnerit” u shpreh Jori për pozicion e preferuar të saj seksual. E njëjta pyetje iu bë edhe Luizit, i cili tha se “dihet, pozicioni i preferuar është doggy style. Por situata është nxehur edhe më shumë, teksa mes banorëve kanë nisur edhe puthjet në buzë.
Në një moment Nita Latifit i ra që të puthte në buzë personin që kishte në të djathtë të saj. Aty ishte Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, i cili menjëherë thotë ‘hajde puthe në buzë Kiarën’. Kujtojmë se kjo nuk ishte puthja e vetme e kësaj mbrëmje plot argëtim, pasi vetëm Nita është puthur edhe me dy banorë të tjerë. Fillimisht asaj i ra dënimi i tillë, ku në të djathtën e saj kishte Elvis Pupën. Me këmbënguljen e banorëve, ata u puthën. Nga ana tjetër, Dea Mishelit i ra i njëjti dënim dhe pranë kishte Luiz Ejllin.
Teksa ajo shkoi ta puthte, afër saj iku Kiara, të cilën e largoi me lezet. Por një situatë e nxehtë ka qenë edhe mes Deas dhe Kristit. Konkurrenti ka qenë duke bërë dush, teksa Dea Mishel e ka ndihmuar atë të pastronte qafën dhe kokën, pasi e kishte të vizatuar. Një gjë e tillë i ka habitur ndjekësit, e kjo jo vetëm prej afrimitetit që të dy kishin, por se si një tip si Kristi, duke e ditur të gjithë që është shumë i ftohtë dhe serioz ka lejuar një gjë të tillë. Theksojmë se më herët Dea ka thënë se ka tension në momentin kur i afrohet Kristi. Jo vetëm kaq, por në prime-n e kaluar Kristi nominoi Jorin dhe Elvisin duke thënë se nuk dëshiron që Dea të ketë banorë të fortë në nominim.
Dea, në fillimet e progarmit nisi një lidhje romantike me Amos Zaharia, me të cilin bashkë me Oltën krijuan edhe grupin e tyre. Kristi nga ana tjetër, edhe pse deklaroi në fillim që ishte në një lidhje jashtë shtëpisë së BBV. Edhe pse në lidhje, ai pati në rmancë me Kejsin, me të cilën edhe u krijua trekëndëshi i dashurisë Kristi-KejsiLorenc. Por kjo tërheqje mes dyshes, është parë me sy të mirë edhe nga babai i Kristit. Robert Aliaj ka komentuar lojën e Kristit dhe pëlqimet që ka patur ai për vajzat brenda shtëpisë së “Big Brother Vip.”
Teksa kujtojmë se Dea është shprehur që “ndjen tension seksual” sa herë afrohet me Kristin, babai i këtij të fundit e ka konsideruar atë si një vajze të ‘denjë’ për djalin e tij. Nga ana tjetër, ai pati edhe një koment për Keisin, për të cilën tha se brenda shtëpisë ka treguar një profil të dobët. “Besoj që është një provokim simpatik (ai i Deas), ndoshta edhe një shaka, mund të jetë edhe e vërtetë… të gjitha përfshien aty, por është brenda lojës dhe nuk shoh asgjë të keqe. Dea nuk më duket edhe shumë pa logjikë, janë të dy njerëz të qetë.
Kur e krahason (Dean) pastaj me ndonjë profil tjetër aty, për shembull Efin, është “nata me ditën” ne raport me Dean. Unë them që një profil si Dea, me aq sa e shoh aty sepse nuk i bëj biografinë njeriu, shkon (me Kristin). Keisi tregoi një profil shumë të dobët, 306 gradë të dobët, edhe nga familjarët, sepse nuk këshillohet një vajzë, “rri afër filanit.” Kristi ishte shumë i sinqertë, unë e njoh dhe ai nuk e përjetoi mirë këtë gjë, kjo ishte shuplaka më e rëndë që mund të ketë marrë aty brenda”– tha Robert Aliaj në “Shqipëria Live.”
Kujtojmë se Kristi para se të futej në shtëpi kishte lënë një lidhje pezull, ndërkohë që brenda pati një pëlqim për Keisin. Dy prime më parë Luiz Ejlli sulmoi keq Kristin duke i thënë se ai po përdor vajzat për të shkuar në finale. Madje Luizi tha se “Kristi po i ndjen erë femrës së radhës’ duke nëkuptuar Dea Mishel. Ndonëse kjo u komentua shumë nga banorët dhe nga opinionistët, Kristi dhe Dea po shfaqen gjithnjë e më shumë pranë njëri-tjetrit, duke bërë publikun të mendojë, se mes tyre ka më shumë sesa një aleancë në lojë.