FILE PHOTO: Former U.S. President Donald Trump looks on during a rally in Warren, Michigan, U.S., October 1, 2022. REUTERS/Dieu-Nalio Chery

Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të paraqitet në gjykatë të martën, në lidhje me akuzat që lidhen me një pagesë të bërë ndaj ish-yllit të pornos Stormy Daniels, për të mos folur për lidhjen e tyre në vitin 2006, para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Trump-it do t’i vendosen prangat dhe do të paraqitet në ambientet e gjykatës në New York.

Ish-presidenti pritet që të udhëtojë për në New York me avionin e tij të hënën, i shoqëruar nga agjentë të shërbimit sekret.

Të martën Trump do të shoqërohet sërish nga agjentë të shërbimit sekret për në gjykatë.

Me prangat në duar, ish-presidenti para se të futet në sallën e gjyqit do t’i merren shenjat e gishtave dhe do t’i bëhet fotografi.

Nuk dihet ende nëse do të lejohen kamerat në sallën e gjyqit, por e sigurtë është që kamerat do ta filmojnë atë gjatë ecjes në korridor.

Pas përfundimit të gjyqit, ai pritet të kthehet në shtëpinë e tij në Ma-a-Lago në Florida, po me avionin e tij dhe shoqëruar me agjentë sekret.

Vlen të theksohet se ky është plani për momentin dhe gjërat mund të ndryshojnë me zhvillimet që mund të ndodhin në fundjavë.