I zhgënjyer nga prania e Cristiano Ronaldos në Al Nasr, kështu deklaron Al Muammar. Presidenti i skuadrës së Riadit në të cilin futbollisti portugez u transferua në dimër për një tarifë rekord sipas medias arabe ArabiaNews50 tha: “Jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time. E para ishte kur kërkova tre qebapë dhe më dhanë vetëm dy. E dyta ishte kur firmosa me Cristiano Ronaldon”.

Al Nasr u eliminua pak ditë më parë nga Al Wehda në Kupën e Arabisë Saudite dhe humbi edhe Superkupën.
Portugezi ka luajtur 300 minuta por askush nuk është i kënaqur me imazhin e tij.

Cristiano nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare deri në verën e vitit 2025 dhe do të arkëtojë shumën prej 200 milionë euro në vit bashkëpunim me Al Nasr. Në total fitimet e tij do të kalojnë 500 milionë euro dhe brenda kësaj shume janë edhe marrëveshjet tregtare të dy palëve. Kontrata e tij “neto” duhet të arrijë në 70 milionë euro në vit dhe pjesa tjetër është për përdorimin e emrit të tij