PS ka prezantuar listën e këshilltarëve në garë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Në takimin e zhvilluar drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi e vuri theksin tek ndarja me të shkuarën. Ndarje e cila sipas tij është tepër e rëndësishme për të ecur me ritmet e duhura dhe për të vijuar projektet që do ta çojnë Korçën në një tjetër nivel.

Më tej kreu i bashkisë, njëherazi kandidat për zgjedhjet e 14 majit, listoi projektet madhore që e kanë ndryshuar Korçën duke e bërë një nga vendet më të vizituara në Shqipëri. Teksa nuk la pas edhe projektet madhore që do ti japin më shumë jehonë kryeqendrës së juglindjes.
Sinkron: Sotiraq Filo