Lionel Messi ka kaluar orë jo të qeta, me yllin argjentinas që ka rënë preh e një grabitjeje në vilën e tij në Barcelonë. Persona të maskuar kanë hyrë në banesën që për momentin nuk ka persona, teksa kanë dalë huq për shkak se siguria në shtëpi ka qenë e niveleve të larta.

Sipas Antena 3, e cila kishte akses në pamjet e sigurisë, disa hajdutë të veshur me të zeza dhe me maska ​​skijimi, u hodhën nga muri dhe u futën në oborrin e shtëpisë së ndërkombëtarit argjentinas, por pa ia dalë të kryenin me sukses qëllimin e tyre kriminal.

Në kohën kur Messi nuk po rinovon me PSG-në dhe pritet një rikthim i bujshëm te Barcelona, në Spanjë duket se nuk po i ofrojnë një pritje të ngrohtë kampionit të botës.