Pas përplasjeve të forta gjatë periudhës së tij të fundit të Roma, Francesco Totti bën paqe me Luciano Spallettin. Së shpejti do të ndodhë një takim mes tyre.
E urrenin shumë njëri-tjetrin, por tani nuk ka kuptim ta vijojnë “luftën”. Trajneri aktual i Napolit dhe ish-kapiteni verdhekuq, tashmë I kanë tejkaluar kundërshtitë e mund të sqarohen me një shtrëngim duarsh.
Takimin po e organizon programi satirik “Le Iene”, që ka kontaktuar me trajnerin dhe ish-legjendën e Romës, të cilët kanë dhënë aprovimin e tyre për të provuar vendosjen e paqes. Spalletti, gjatë ngjarjes kushtuar Çmimit Kombëtar Enzo Bearzot, shpjegoi pozicionin e tij duke përshëndetur deklaratat e fundit të Tottit në favor të tij.
“Jam i kënaqur me atë që tha Francesco. Takimi? Kjo gjë do të ndodhë, me siguri, sepse na kënaq të dyve. Ju zgjidhni vendin dhe momentin!” Më pas gazetari i “Le Iene” iu drejtua Francesco Tottit, i cili u ndalua teksa po udhëtonte me motor me partneren e tij të ri. Ai e ka shtyrë takimin me Spallettin, por nuk e përjashton pajtimin.