Sot është 1 Prilli dhe ndërkombëtarisht konsiderohet si Dita e Gënjeshtrave. Nëse jeni kuriozë se nga e ka origjinën kjo ditë, ja disa fakte!

Origjina e saj e saktë ende mbetet një mister.

Disa historianë spekulojnë se kjo ditë daton në 1582-in, kur Franca kaloi nga kalendari Julian në kalendarin Gregorian, siç u kërkua nga Këshilli i Trentit në 1563-in. Për shkak të komunikimit të vonuar, njerëzit nuk arritën të kuptonin se fillimi i vitit të ri ishte zhvendosur në 1 janar dhe vazhduan të festonin atë gjatë javës së fundit të marsit. Kështu 1 Prilli u bë Dita e Gënjeshtrave.

Historianët e lidhin gjithashtu Ditën Gënjeshtrave me festivale të tilla si Hilaria, i cili festohej në Romën e Lashtë në fund të marsit, ku njerëzit visheshin të maskuar, pra ‘gënjenin’ për fytyrën e tyre të vërtetë, informon dritare.net.

Ka gjithashtu spekulime se 1 Prilli është i lidhur me ekuinoksin e pranverës, ose ditën e parë të pranverës në Hemisferën Veriore, kur ‘Nëna Natyrë mashtron njerëzit’ me një ndryshim të papritur të motit. Dita Gënjeshtrave u përhap në të gjithë Britaninë gjatë shekullit të 18-të. Në Skoci, tradita u bë një event dyditor. Që atëherë, dita e parë e muajit prill u zhvillua në një traditë mbarëbotërore./