Edhe pse data e votimeve nuk është larg, Alfred Gega, i besuari i Berishës dhe i Metës për Maliqin, me sa duket i ka zhgënjyer ata që e kanë besuar.
Ndryshe nga çfarë mendohej të ndodhte, krijimi i një fryme te re, takime me të rinj dhe me banorë të fshatrave të Maliqit, dhënia e një programi drejtimi për një nga bashkitë më bujqësore dhe më me potencial blegtoral, asgjë prej tyre nuk ka marrë përsipër doktor Alfred Gega.
Ndryshe po vepron kryetari aktual i kësaj bashkie, teksa vetëm nëpërmjet një vrojtimi të thjesht në rrjetet e tij sociale, kupton vrullin e madh të fushatës dhe punëve të reklamuara nga Topçiu, i cili është popullor në zonën që ai drejton. Ende nuk dihet, nëse e ka braktisur zyrtarisht garën apo vazhdon ende të luftojë me mullinjtë e erës, por Gega me siguri do të vazhdojë të jetë doktor pas 14 Majit.