Ronaldo Sharka u rikthye në shtëpinë e Big Brother pas mundësisë që produksioni dha për të rifutur në banesë katër banorët më të votuar nga publiku.

Gjatë një bisede që banorët kanë qenë duke zhvilluar gjatë orëve të vona të natës është vënë re një debat mes Ronaldos dhe Qetsorit.

Ronaldo ishte ai që e ngacmoi me fjalë dhe Qetsori iu përgjigj se do e zhveshë nga burrëria kur t’i vijë ora, ndërsa Ronaldo shprehet i gatshëm dhe mezi po e pret këtë moment.

Ronaldo Sharka: Sa burra kam kaluar unë si puna jote që kanë më shumë fjalë sesa vepra!

Qetsori: Ashtu ëë?

Ronaldo Sharka: Vetëm laparosin gjithë ditën, vetëm lidhje me burrërinë nuk kanë.

Qetsori: S’kanë lidhje me burrërinë ë?

Ronaldo Sharka: Me çfarë ka lidhje?

Qetsori: Ke burrëri ti, do të të zhburrëroj?

Ronaldo Sharka: Hë jepi. Kam, kam jepi.

Qetsori: Do të të vijë ora pa merak. Do të të zhburrëroj fare do të të zhvesh fare nga burrëria. Do të të vijë ora.

Ronaldo Sharka: Si pra si?

Qetsori: Mos u nxito avash, avash.

Ronaldo Sharka: Mezi po pres.

Qetsori: Po ti prit, çfarë ke ti, do të të vijë ora, do e shohësh.