Banorët e Big Brother VIP kanë krijuar ‘qeverinë’ brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe kanë vendosur disa rregulla që nëse shkelen do të kenë dënime.

Rregullat që do të shoqërohen me dënime janë:

1-Fjalët ofenduese në shtëpi.

2- Mos respektimi i lojërave.

3- Aleancat në shtëpi.

4- Fikja e mikrofonave.

5-Pastrimi i shtëpisë dhe gatimi.

Për këto shkelje, qeveria duhet të miratojë një projektligj, që në momentin që një banor shkel një apo më shumë prej këtyre rregullave të dënohet.

Për pikën 1, banorët vendosën që dënimi të vendoset nga 4 deri në 12 orë burg. Në rast përsëritjeje, i njëjti banor do dënohet me 12 orë të plota burg.

Për pikën 2, qeveria vendosi që penaliteti të jetë pastrimi i tualeteve dhe i kuzhinës. Në rast përsëritje, u vendos pastrim i të gjithë shtëpisë.

Për pikën 3, u vendos hedhje në pishinë për 5 herë me rroba. E dyta, fjetje në verandë dhe e treta përjashtim nga buxheti.

Për pikën 4, u vendos 20 herë rrotullime me vrap të lehtë rreth pishinës. E dyta, shkelësi kishte për detyrë të pastronte korridorat dhe dhomën e ndenjjes. E treta, dënim me thyerje vezë në kokë dhe e katërta, burg 2 deri në 4 orë.

Për pikën 5, qeveria vendosi që në “Prime”, djemtë të dalin me pantallona të shkurtra dhe me këmishë, ndërsa vajzat të dalin pa make up dhe pa rregulluar flokët.