Raketa “Starship” e kompanisë “SpaceX”, pas një shkëputjeje të suksesshme nga toka, shpërtheu në ajër për motive që duhen ende të identifikohen.

Sidoqoftë, inxhinierët e kompanisë e konsideruan testin një sukses. “Edhe pse testi nuk rezultoi ashtu siç shpresonim, raketa kaloi një shpërbërje të shpejtë nga pjesët e panevojshme të saj”, thuhet në një komunikatë. Pronari i “SpaceX”, miliarderi Elon Musk uroi ekipin e kompanisë së tij pas nisjes së raketës “Starship”, më e madhja në botë, dhe premtoi një tetst të ri brenda pak muajsh.

“Urime ekipeve të “SpaceX” për testin e parë fantastik! Mësuam shumë për t’u përgatitur për testin e ri brenda pak muajsh”, tha ai në Twitter.

Testi në fjalë ishte përpjekja e dytë për të dërguar në hapësirë raketën “Starship”, e projektuar për të transportuar njerëzit në orbitën e Tokës, në Hënë dhe Mars.
Fillimisht, kompanisë iu desh të anulonte mbajtjen e testit të hënën e kaluar pasi teknikët zbuluan se një valvë presioni kishte ngrirë. Dështimi i Starship ka bërë që Musk të humbasë 12.6 miliardë dollarë në vetëm 24 orë.