Girona dhe Valentin Castellanos përjetuan një mbrëmje të paharruar. Argjentinasi realizoi një “poker” golash ndaj Real Madrid duke u bërë pjesë e historisë si një nga 10 lojtarët që kanë arritur t’i shënojnë “poker” golash gjigandëve spanjoll. Ekipi i Ancelottit bie keq në këtë transfertë, pësuan një humbje të rëndë 4-2 duke e dërguar në 14 pikë diferencën me Barcelonën kryesuese.
Sigurisht që Reali nuk lufton më për titull, janë dorëzuar kohë më parë, por kjo humbje lë një shije të keqe. Castellanos realizoi goli ne parë në minutën e 12-të ndërsa në të 24-tën dyfishoi shifrat. Reali reagoi me Vinicius ku në minutën e 34-ët me kokë ngushtoi shifrat në 2-1. Me fillimin e pjesës së dytë, argjentinasi realizoi golin e tretë për Girona-n duke sjellë festë në stadium ndërsa në minutën e 64-ët kompletoi kryeveprën e tij. Në fund, Lucas ngushtoi shifrat në 4-2, por pa mundur të rikthej edhe një herë Realin në lojë.
Carlo Ancelotti në përfundim të sfidës shfaqi të gjithë mllefin e tij për këtë humbje të papritur: “Është e rëndë të humbasësh kështu. Në nivel difensiv ishte një sfidë e shëmtuar, kjo ishte përcaktuese. Ekipi nuk u fut fare në lojë, ishin shumë poshtë në të gjithë senset. Reagimi i tifozëve? Është normale të jenë të mërzitur, por mos harrojmë, jemi në finalen e Kupës së Mbretit dhe në gjysmëfinalen e Champions League”, u shpreh Ancelotti.