Reali i Madridit bën “ligjin” në “Camp Nou”, duke turpëruar me rezultatin 0-4 Barcelonën në sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit, teksa siguruan kështu një biletë për në finale, ku do të përballet me Osasunën më 6 maj.

Edhe pse në ndeshjen e parë madrilenët ishin mposhtur me rezultatin 0-1, dueli i kthimit foli i gjithi për skuadrën e Ançelotit, që befasoi me golin e Vincius dhe tripletën e Benzemasë. Katalanasit ishin inekzistentë në pjesën e dytë, duke iu dorëzuar madrilenëve, që bënë gjithçka në perfeksion.