Prej shumë vitesh kishte vendosur të shkëputej nga muzika shqiptare, teksa ishte zhvendosur të jetonte në Itali. Një arrestim i bujshëm duke e akuzuar si pjesë të një grupi trafikimi droge e risollo sërish në vëmendje këngëtaren e njohur, Elsa Lila. Pas lirimit nga burgu, ajo u rikthye edhe në muzikë pas rreth 15 vitesh, ku mori pjesë në festivalin e këngës me një dedikim për të bijën, ku mori çmimin e parë.
Këngëtarja ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe për arrestimin e saj dhe ka vëndour të flasë vetëm së fundmi. E ftuar në emisionin’Zë me Mirën’, Elsa ka rrëfyer eksperiencën e arrestimit që sipas saj ishte e tmershme. Këngëtarja tregon se si policët hynë me dhu.në dhe shkatërruan shtëpinë e saj në orët e para të mëngjesit.
“Atë mëngjes të tmerrshëm, 16 mars 2022 ndërkohë që unë flija paqësisht në orën 5 të mëngjesit, flija së bashku me vajzën time përqafuar, më paraqiten në shtëpi 7 policë të armatosur deri në dhëmbë. Përdhunojnë shtëpinë time deri në detaje dhe gjejnë vetëm libra, vepra arti, instrumente muzikore dhe lodra fëmijësh.
Më shihnin si të çuditur, sepse kërkonin diçka në shtëpinë time që nuk ekzistonte dhe unë i pyesja vazhdimisht, u thoja: “Çfarë po kërkoni në radhë të parë nga unë dhe çfarë po kërkoni këtu”? “Këtu nuk ka asgjë”! Një proces verbal ku rezultonin të sekuestruar vetëm celulari im dhe iPad-i i vajzës time. Çdo gjë ishte absurde.”- tha Elsa Lila.