Nën një maskë dhe anonimat të plotë, një haker veteran ka zbuluar për publikun e gjerë se çfarë është në të vërtetë “Dark Web”, vendi ku hakerat, vrasësit dhe tregtarët e drogës operojnë në mënyrën më agresive.

Me një karrierë 30-vjeçare, në anën e gabuar të drejtësisë, pirati kompjuterik shpjegon se si hakerët përdorin kërkesat e shpërblimeve për të vjedhur të dhëna ose thjesht për kënaqësinë “për të parë botën të digjet”, duke shtuar se çdo sistem i lidhur me rrjetin është në rrezik sulmi.

“Kam pare sisteme spitalesh të kodohen dhe njerëzit të vënë përpara një zgjedhje: Të paguajnë për të deshifruar të dhënat apo të rrezikojnë jetë?”, shpjegon hakeri i bardhë.

“Dark Web” është një vend ku një aktivitet i jashtëligjshëm është i pagjurmueshëm. Një raport i fundit zbuloi se përmbajtja më e kërkuar në të ishte pornografia e fëmijëve, e ndjekur nga armët dhe droga.

Hakeri tregon se nuk u përfshi asnjë herë në këto lloj aktivitetesh të paligjshme, por mbetet i shqetësuar për ndikimet e mëdha që “gjobat online” mund të kenë në tregjet financiare ose objektet e prodhimit të energjisë elektrike.

Intervista e hakerave u krye nga Vice, në një video që kërkon të rikujtojë se ekziston një botë e errët njerëzish, qëllimi i vetëm i të cilëve është të shkaktojnë shkatërrim duke përdorur internetin.

Rrëfimtari e filloi karrierën e hakerit si një “kapele e zezë”, simbol që nënkupton një lloj krimineli kibernetik që nuk respekton ligjet dhe kryen sulme për qëllimet e veta.

Por tashmë ai e ka kthyer pllakën, duke u bërë një “kapelë e bardhë”, dhe përdor aftësitë e tij për mirë, duke gjurmuar kriminelët në internet dhe duke kërkuar për dobësi në sisteme për t’i rregulluar.

Sulmi i parë i ransomware u shkrua nga Joseph Popp në 1989 dhe u përdor për të synuar industrinë e kujdesit shëndetësor.

Kevin Mitnick konsiderohet hakeri më i famshëm në botë për sulmin e tij ndaj 40 kompanive të mëdha, duke përfshirë IBM, Nokia dhe Motorola, në vitin 1995.

Ai vodhi kodet kompjuterike, të cilat kushtonin rreth 330 milionë dollarë dhe kaloi pesë vjet në burg.

Pas lirimit të tij në vitin 2000, Mitnick tha se ishte reformuar dhe tani jeton si një “kapele e bardhë”