Siç raporton prej muajsh, Al Hilal e ka objektiv kryesor Leo Messin. Mediat po flasin për një ‘rrugë të tretë’ mbi të ardhmen e Messit, ndryshe nga ajo e PSG-së dhe Barçës. Dhe gazetari Fabrizio Romano, në një informacion të martën, ka vendosur shifrat e asaj oferte.
Al Hilal, klubi më prestigjioz në Arabinë Saudite, i ka bërë një ofertë mbresëlënëse Leo Messit: rreth 400 milionë euro për një vit. Pra, gati dyfishin e asaj që përlitet se merr Cristiano Ronaldo tek Al Nassr, ku u transferua në janar të këtij viti.
Al Hilal (pra qeveria saudite) është gati t’i paguajë kampionit të madh argjentinas shumën më të madhe që një futbollist ka marrë në histori për pagën bruto.
400 milionë në vit do të shkatërronin të gjitha rekordet, duke përfshirë edhe 200 milionët e supozuar që merr Cristiano Ronaldo në klubin rival të Al Hilal, Al Nassr.
Prioriteti i Leos, tani për tani, është të vazhdojë në Evropë (Barça, PSG… ose ndonjë surprizë e panjohur). Kujtojmë që Barcelona e ëndërron kthimin e ish-kapitenit, por ende nuk i ka bërë ndonjë ofertë konkrete.
Le të kujtojmë se PSG-ja i ka bërë tashmë një ofertë specifike Messit, por ata, lojtari dhe babai i tij, Jorge, ende nuk janë përgjigjur. Situata është ndërlikuar në Paris, duke qenë se tifozët e PSG e vërshëllyen së fundi shtatë herë fituesin e “Topit të Artë”. Situatë shumë e hapur…, por me milionat saudite në tavolinë.