Disa fokusohen në karrierën e tyre. Të tjerët për veten dhe imazhin e tyre. Ndërsa të tjerët zgjedhin t’i jepen familjes dhe shtëpisë. Por ka edhe nga ata, ndoshta shumica prej tyre, që kur hyjnë në një lidhje duan të japin më të mirën. Për këto shenja më poshtë, dashuria është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kur bien në dashuri, vështirë se mund të kontrollojnë ndjenjat dhe mendimet e tyre. Përveç faktit që janë të gatshëm të ndjekin partnerin në çdo sfidë, janë edhe ata që do të përpiqen të nxjerrin më të mirën në një marrëdhënie. Nëse nuk i përkisni shenjave të mëposhtme, atëherë mbase mund të gjeni një partner që i përket këtyre dhe do t’ju ofrojë momente të mrekullueshme shoqërie:
Gaforrja
Tashmë duhet ta kishit imagjinuar se Gaforrja nuk do të mungojë në këtë listë. Dashuria për një Gaforre është si oksigjeni për jetën. Marrëdhëniet e tij janë kaq të rëndësishme dhe ndjenjat e tij aq intensive, saqë ai do t’i përkushtohet tërësisht për ta bërë marrëdhënien e tij sa më mirë që mund të jetë.
Luani
Luanët duan pak më shumë vëmendje. Sepse zakonisht u pëlqen t’u tregojnë të tjerëve se si janë partnerët idealë, edhe nëse nuk është kështu. Megjithatë, ata janë në gjendje t’ju ofrojnë vërtet gjithçka dhe të jenë pranë jush në momente të vështira, duke u përpjekur vazhdimisht t’ju bëjnë përshtypje, por mjafton që t’u tregoni edhe interes reciprok. Pasi të kuptojnë se ndjenjat janë të ndërsjella, atëherë nuk do të ndalojnë së kënaquri.
Bricjapi
Një Bricjap nuk përpiqet vetëm për marrëdhëniet e tij, por për të gjitha aspektet e jetës së tij. Ai dëshiron aq shumë të bëjë mirë në çdo gjë, sa që në fund të fundit lidhjet e tij të dashurisë janë diçka si një arratisje për të. Ata do të përpiqen në çdo mënyrë t’ju tregojnë ndjenjat e tyre, të shprehen dhe të jenë partneri ideal. Në fakt, shumicën e kohës, ata do të kenë sukses edhe në këtë.