Në fillim, ajo mendoi se po ta ndihmonte Donald Trump-in për të blerë veshje të brendshme grash në një dyqan luksoz do të ishte thjesht “diçka argëtuese në Nju Jork”, shkruan CNN.

79-vjecarja doli para trupit gjykues ku dëshmoi me detaje rrëqethëse sulmin seksual nga, siç pretendon ajo, nga ish kreu i shtëpisë së bardhë.

“Jam këtu pasi Donald Trump-i më përdhunoi, dhe kur shkruajta për këtë, ai tha se nuk ka ndodhur. Ai gënjeu dhe dëmtoi reputacionin tim dhe unë jam këtu që të përpiqem të rifitoj jetën time”, u tha Carroll anëtarëve të jurisë gjyqësore.

Sipas dëshmisë së saj, të zbardhur nga mediat ndërkombëtare, kur ish presidenti amerikan e orientoi drejt dhomave të ndërrimit, ndërsa sfidonin njëri-tjetrin për të provuar një palë të brendshme transparente, ajo po mendonte se po përjetonte diçka të ngjashme me një situatë të emisionit të njohur humoristik, “Saturday Night Live”.

Ndërsa ajo po tregonte e përlotur detajet, trump përmes një postimi në platformën e tij, insistoi se pretendimi i Carroll për një përdhunim në vitin 1996 është një mashtrim.

“Kjo është një histori mashtruese & false Gjueti Shtrigash!”, shkruajti Trump në platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. 79 vjeçarja Caroll pretendon se sulmi ndodhi në një dyqan BergdorfGoodman në Manhattan në fund të vitit 1995 ose në fillim të 1996.

Nëse Carroll fiton gjyqin, do të ishte hera e parë që ish-presidenti, i cili ka qenë subjekt në shumë çështje të brenshme, do të shpallej ligjërisht përgjegjës për një sulm seksual.

Ish-Presidenti Trump nuk ka marrë pjesë deri më tani gjatë procesit gjyqësor, por avokatët e tij thanë të martën se ai ndoshta mund të vendosë të dëshmojë.

Gjyqi vjen ndërsa ish-presidenti po kërkon të marrë sërish nominimin republikan për të kandiduar për president, dhe disa javë pasi u vetë deklarua i pafajshëm për akuza të tjera penale që kanë të bëjnë me pagesat për të fituar heshtjen e një aktoreje pornografike, e cila thotë se ka patur marrëdhënie seksuale me të.