Çmendet kandidati i dyshes Berisha-Meta. Në një kohë që të gjitha sondazhet e bëra nga televizione të ndryshme vetëm 20 ditë para zgjedhjeve e nxjerrin humbës, kandidati i Berishës dhe i Metës ka kaluar në gjeste të përshtatshme vetëm për huliganë.
Në profilin e tij në rrjete sociale, Këlliçi ka postuar dy duar duke nxjerrë gishtin e mesit, të cilat kurrsesi nuk mund t’i bëjë një qytetar, e jo më dikush që pretendon të bëhet qytetari numër një i Tiranës.
Situata është edhe më e rëndë teksa një foto të tillë e ka vendosur dhe në billbordet në rrugët e Tiranës, ku kalojnë me mijëra fëmijë të vegjël, nxënës shkollash dhe nëna.
Kjo ka sjellë dhe revoltimin e shumë ndjekësve të tij në rrjete sociale, të cilët pavarësisht nëse janë demokratë apo socialistë, e cilësojnë të padenjë një sjellje të tillë.
“Ore Bello çdo të tregosh që je bile derr, a mo daku ti je të keqen e zdromsit”, shkruan një komentues.
“Kujdes me sjelljet në publik , jo çdo veprim është pozitiv për secilin”, thekson një tjetër.
Me sa duket, lënia e shkollës së mesme në mes duke mos e përfunduar, ka sjellë dhe këtë sjellje tepër të ulët të Këlliçit.