Programi i krijuar nga një kompani softuerike izraelite dhe e përdorur në Greqi dhe Egjipt për të përgjimi gazetarët, disidentët e të tjerë, në fakt duket se është zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.
Çështja ka përfunduar në lupën e Parlamentit Europian, që ka nisur një hetim rreth saj. Sipas Kosova Press, qershorin e 2022-shit, disa muaj pasi u zbulua se software-spiun kishte prekur telefonin e gazetarit grek, Thanasis Koukakis, një grup anëtarësh të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, mbërritën në Gjenevë për të marrë pjesë në një trajnim intensive me qëllim përmirësimin e mbikëqyrjes së tyre mbi agjencitë vendase të inteligjencës.

Fillimisht që “Predator” ishte zhvilluar në Shkup nga Cytrox, u zbulua nga Citizen Lab. Por raportit i mungonte informacioni se si ishte lejuar kjo të ndodhte në Maqedoninë e Veriut, në atë që ishte një shkelje e qartë e ligjeve të saj. Në dritën e ngjarjeve në Greqi, ku vitin që shkoi u zbulua afera e përgjimit të disa gazetarëve, ministrave e anëtarëve të opozitës nga qeveria greke duke përdorur procedurat ligjore të mbikëqyrjes si edhe Predatorin, parlamentarët maqedonas shprehën shqetësime të reja duke kërkuar të dinin nëse edhe ekzekutivi i tyre e zotëronte këtë software spiunazhi.

Në vitin 2015, policia sekrete maqedonase dhe zyrtarë të nivelit të lartë qeveritar ishin implikuar në një skandal të ngjashëm, por në shkallë akoma edhe më të madhe, me mbi 20.000 individë të përgjuar në periudhën e viteve 2008-2015, kur në pushtet ishte Nikolla Gruevski.

Sipas dokumenteve zyrtare, Cytrox me seli në Shkup është themeluar në mars 2017 si shoqëri aksionere nga gjashtë biznesmenë të huaj, pesë nga Izraeli (Dror Harpaz, Sharon Adler, Avraham Rubinstein, Eyal Avraham Oren, Alon Arabov) dhe një nga Hungaria (Rotem Farkas). Ivo Malinkovski u zgjodh si shef ekzekutiv i tyre. Pronari përfitues i Cytrox ishte Meir Shamir, një ish-veteran i Forcave Ajrore nga Izraeli. Të gjithë kanë lidhje me Tal Dilianin, që është kreu i Intellexa.