Follow Business Albania angazhoi sondazhistin e mirënjohur Eduard Zaloshnja, PhD, për të zhvilluar një sondazh në Bashkinë Shkodër. Sondazhi u zhvillua në terren (urban e rural) nga data 14 deri në 19 prill, me 2 mijë banorë të rritur krjet të rastësishëm. Kampioni u balancua rigorozisht nga pikëpamja demografike, gjeografike, fetare, dhe politike.
Nga sondazhi në terren rezultoi se vetëm 7 ndër 10 të anketuar janë gati qysh sot të votojnë për njërin nga dy kandidatët në garën për kryebashkiak.

Votat e të vendosurve ndahen sot si më poshtë:

NQS VOTOHET SOT PER KRYEBASHKIAKUN E SHKODRES

Kandidatet % Marzhi i gabimit statistikor +/- Benet Beci 49.3% 2.0% ; Bardh Spahia 50.7% 2.0% ;TOTAL 100%

Për listat e këshilltarëve bashkiakë votat e të vendosurve ndahen sot si më poshtë:

NQS VOTOHET SOT PER KESHILLTARET E SHKODRES

Listat partiake te keshilltareve % Marzhi i gabimit statistikor +/-
PS 34.3% 1.4%; PSD 14.5% 0.6%; “Bashke Fitojme” 45.9% 1.8%; PD e Alibeajt 2.5% 0.1%; Parti tjeter 2.8% 0.1%; TOTAL 100%