89% e qytetarëve të Tiranës që jetojnë në Shqipëri, të pyetur nga instituti italian Piepoli, në sondazhin e Report Tv për procesin parazgjedhor, janë gati të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj.

Ka një rritje krahasuar me sondazhin e një jave më parë të predispozicionit për të marrë pjesë në votime. Qytetarët e pyetur nëse do të shkojnë që të votojnë në zgjedhjet vendore, 89% janë përgjigjur ‘sigurisht që po’; ‘ndoshta po’ 7%; ‘ndoshta jo’ janë përgjigjur 1%; ‘sigurisht jo’ 2% dhe ‘nuk e di akoma’ 1%.