Në sfidën më të rëndësishme të sezonit, atë kundër Milanit në Champions, Luciano Spalletti mund të mos ketë në dispozicion sulmuesin e momentit, Victor Osimhen.
Pavarësisht se trajneri shfaqi shenja optimizmi pas sfidës kundër Lecces, fakt është që nigeriani ende nuk ka nisur të vrapojë. Il Mattino shpjegon se në rastin më të mirë, Osimhen mund të jetë në pankinë për sfidën e parë kundër Milanit, të mërkurën.
Pavarësisht se kjo është ndeshja më përcaktuese e sezonit, në shtëpinë e Napolit nuk dëshirojnë të rrezikojnë, një aktivizim i sforcuar i Osimhen mund të ketë pasoja më të rënda.