I ftuar në News24 Spartak Ngjela ka komentuar një nga produksionet televizive më të ndjekura si është BBV Albania. Avokati ka zbuluar në këtë intervistë në FitStation me moderatoren Çenkuela Hasa dhe të preferuarit e tij.
“ Atje ka dy simbole. Luizi i cili është simbol i bisedës dhe batutës dhe Kejsi, vajza e Sabianit e cila është simboli i bukurisë. Atë moment madje që po e ndiqja unë kamera po e fokusonte shumë, se di pse e donte.
Po dëgjoja që po flitej për martesë, niveli artistik që ndodh është i lartë dhe na përfshin brenda tyre dhe na duket sikur çdo gjë është e vërtetë, aktrimi është i lartë po se kuptojmë dot se jemi përfshirë. Në fund njëri shkon te gruaja, tjetra te burri”, komentoi avokati konkurrentët duke i krahasuar me një film.