Stormy Daniels thyen heshtjen. Aktorja e filmave për të rritur, të cilës Trump akuzohet se i ka dhënë fshehurazi 130 mijë Dollarë para 7 vitesh, në këmbim të heshtjes për aferën seksuale dha mendimin e saj për këto akuza penale në një intervistë për Fox News.
Stephanie Clifford, aktore e filmave për të rritur: Nuk mendoj se ai duhet burgosur për krimet që ai ka bërë ndaj meje. 44-vjeçarja shprehet e gatshme të thotë të vërtetën para gjykatës. E ka pak të vështirë, pavarësisht se njihet gjerësisht nga publiku.
“Çdo herë kur del para syve të publikut është e frikshme. Kur ngrihesha në mësim kisha frikë gjithmonë. Megjithatë nuk kam asgjë për të fshehur dhe jam gati të dal për të thënë gjithë të vërtetën”.
Për 34 akuzat e ngritura ndaj tij, Trump dënohet me deri 4 vite burg, por ekspertët thonë se kjo ka pak gjasa të ndodhë dhe ai do të dënohet me gjobë dhe do të jetë i lirë për të vazhduar fushatën për mandatin e dytë presidencial në 2024-ën.