‘“Big Brother VIP” është një nga formatet që fëmijët nuk duhet ta ndjekin’. Kjo ka qenë këshilla e psikologes Enertila Bekteshi, teksa foli për ndikimin e këtij formati në jetën njerëzve.

Ajo tha në një intervistë me Ermal Peçin se fëmijët janë më të prekurit dhe sipas saj ata nuk mund ta kuptojnë siç duhet qëllimin e programit. Për këtë arsye, Bekteshi i bëri thirrje prindërve të mos lejojnë fëmijët ta shohin “Big Brother VIP”.

“Fëmijët janë më të prekurit nga ky reality show. Duhet të anashkalohet ndjekja e ‘Big Brother’ nga fëmijët sepse nuk kuptohet drejt qëllimi i këtij emisioni. Është një eksperiment social, i cili pavarësisht komenteve ka për qëllim një ndryshim, vënien në dukje te fenomeneve sociale. Brenda janë personazhe me jetë dhe koncepte të ndryshme. Ky program është i papërshtatshëm për t’u ndjekur nga fëmijët. Këto emisione nuk kanë koncepte të pajtueshme për jetën e tyre”, theksoi psikologia.