Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli për mediet italiane pak minuta para fillimit të ndeshjes kundër Spezias. Shqiptari theksoi se qëllimi në fillim të sezonit ishte vendi i dytë, ndërsa shtoi se Lazio ka mbrojtjen më të mirë.
“Është e kotë të nënvizosh se sa e rëndësishme do të ishte të përfundonim në vendin e dytë, është një objektiv i vendosur në fillimi i sezonit. Krahasuar me vitin e kaluar, skuadra ka bërë një hap tjetër përpara për sa i përket organizimit, ne kemi numra të rëndësishëm, jemi mbrojtja më e mirë. Ky objektiv është thelbësor për rritjen e projektit të Lazios”-tha drejtori sportiv. Sa i përket eliminimit nga Europa League në fillim dhe më pas nga Conference League, Tare theksoi se ende nuk e kanë analizuar siç duhet se pse ndodhi.
“Dalja nga Evropa nuk ishte një zgjedhje, kur të bëjmë analizën, do të jemi gjithashtu në gjendje të kuptojmë arsyet pse u larguam si nga Europa League ashtu edhe nga Conference League. Nuk është e lehtë të menaxhosh një sezon në të cilin ndeshjet luhen çdo tre ditë dhe nuk është e lehtë të përgatitesh për ndeshjet.”-deklaroi ai.