Për një minutë, qielli u errësua në Exmouth, Australia Perëndimore sot, ndërsa Hëna hodhi hijen e saj mbi tokën e zonës së largët dhe banorët panë të emocionuar eklipsin diellor hibrid, një fenomen i rrallë astronomik.

Eklipsi diellor hibrid, siç është “pagëzuar”, fillimisht ishte i dukshëm në rajonet e Oqeanit Indian dhe me kalimin e kohës, banorët e Oqeanit Paqësor do të mund ta shijojnë atë. Banorët e Australisë Perëndimore do të kenë një pamje më të mirë të fenomenit në Timorin Lindor dhe ishujt lindorë të Indonezisë.

Eklipsi diellor hibrid i sotëm është një nga shtatë eklipset totale të shekullit të 21-të, ndërsa eklipsi i ardhshëm pritet në vitin 2031. Ai kombinon tipin unazor dhe total dhe ndodh me shtrirjen e Hënës dhe Diellit. Por kjo ndodh në një mënyrë “eliptike”, kështu që hija e Hënës shfaqet me një unazë drite rreth saj.