Kompania e fluturimeve me buxhet të ulët Wizz Air ka pësuar një rritje të përvitshme që prej kohës kur nisi fluturimet nga Tirana.
Jozsef Varadi, CEO i kësaj kompanie në një intervistë për Top Channel fillimisht flet për suksesin e Wizz Air në Shqipëri.
“Ne kemi fluturime të reja nga Shqipëria, pasi ne jemi duke e zgjeruar franchising në dy vitet e fundit. Tashme Vizz Air është kompania udhëheqëse e fluturimeve. Ka 50% të tregut e kështu kemi shtuar mënyrën tonë operacionale në Tiranë sikurse kemi filluar të operojmë edhe nga Kukësi. Jemi shumë krenar në atë çfarë kemi arritur deri më tani në Shqipëri vitet e fundit. Tek sa ne jemi duke folur, për ne Tirana është një histori suksesi. Tanimë kemi 50 fluturime nga Tirana”- shprehet Varadi.
Jozsef Varadi, CEO i Wizz Air tregon përpjekjet e vazhdueshme në minimizimin e vonesave.
“Çfarë kemi mësuar nga vera e shkuar ishte se klima e funksionit të kompanive të fluturimit ishte shumë e brishtë dhe e vështirë. Patëm mungesë personeli sikurse mungesë furnizimesh. Të tilla probleme jemi duke i parë edhe tani sikurse probleme me kontrollet ajrore si pasojë e luftës në Ukrainë që prek edhe menaxhimin ajror të trafikut. Ne kemi bërë një numër investimesh për mos të përsëritur çfarë ka ndodhur në të shkuarën dhe pasur një operim të mirë të kësaj kompanie fluturimesh. Kemi investuar në burimet njerëzore, dyfishuar kapacitetet menaxhuese operacionale në mënyrë për të minimizuar vonesat për pasagjerët tanë. Sikurse kemi më shumë avionë të lirë sëbashku me ekipet e fluturimit”- thekson CEO i Wizz Air.
Nuk është vetëm Wizz Air që përfiton, deklaron Jozsef Varadi, por edhe Shqipëria në aspekte të shumëfishta.
“Unë mendoj se ne kemi një mision për ta përmbushur në vazhdimin e të qenurit një kompani fluturimi që ofron fluturime të lira. Nëse shohim Shqipërinë ka përfitime të mëdha pikërisht nga këto fluturime duke nisur nga punësimi përfshi industrinë e turizmit dhe aktivitetet ekonomike që krijohen nga fluturimet tona”- shprehet ai.
Suksesi deritanishëm i Wizz Air, thotë CEO kësaj kompanie, nuk ndalet këtu.
“Europa jug-lindore është tregu ynë. Ne po pësojmë rritje në këto vende në këtë rajon. Shqipëria është shembulli më mirë në këtë për sa i përket rritjes. Vetëm në këtë vit ne parashikojmë një rritje të biznesit tonë në 30% pra 30% më shumë pasagjerë që do të udhëtojnë me ne. Tani, ne jemi kompania me e madhe e fluturimeve në Europë”- shprehet ai.
Në 12 muajt e ardhshëm do të fluturojnë me ne 65 milion pasagjerë.
Shqipëria është vendi udhëheqës për kompaninë tonë dhe ne duam ta shtojmë anën operacionale në vendin tuaj sikurse shtimin e destinacioneve të reja mes Shqipëri dhe vendeve të tjera të botës.
Sikurse Shqipëria ka shumë se çfarë mund ti ofrojë botës nëse flasim për turizëm e për tu vizituar.
Jozsef Varadi CEO i Wizz Air falënderoi edhe Kastrati Grup për mbështetjen e dhënë.