Ish presidenti Bamir Topi thotë se kaosi që është brenda PD-së zyrtare është edhe për shkak të mungesës së Lulzim Bashës. Ai thotë se ai duhet të “ishte bërë i gjallë”.

“Kisha pritur që Basha të ishte bërë i gjallë. Ku është? Ai mund të shfaqet nesër, çfarë vlerë ka. Nuk është e thënë që i gjithë fluksi shkon te Berisha, ka shumë njerëz që kanë shkuar te Basha në linjë natyra, por kur shohin që pika e tyre e referimit nuk shkon.

Ajo situatë kaotike te PD zyrtare vjen edhe për shkak të mungesës së Bashës. Ai të japë dorëheqjen, pro duhet të ishte aty të jepte mendim. Është në të drejtën e tij të rikthehet, do shumë mund rikuperimi i asaj pakënaqësie”, tha Topi.