E pabesueshme dhe e frikshme ajo që ndodhi gjatë ndeshjes së Ligës së Dytë turke mes Bursasporit dhe Erzincansporit. Më shumë se për rezultatin 2-1, që ishte në favor të skuadrës nga qyteti i Bursës, ndeshja do të mbahet mend për një episod të rëndë të ndodhur në fushë.

Protagonistë të sherrit të zjarrtë ishin trajneri i mysafirëve, Ahmet Yildirim, dhe Hasan Ayaroglu, lojtar i vendasve. Përplasja mes trajnerit vizitor dhe lojtarit të krahut të majtë të Bursasporit, e lindur nga një keqkuptim në fushë, çoi në një kontakt fizik: trajneri, në kulmin e zemërimit, e kap në mënyrë të pabesueshme lojtarin për fyti.

Trajneri duket sikur po përpiqet ta mbysë Ayaroglunë, ndoshta fajtor që ka thënë disa fjalë të tepërta ndaj trajnerit, por në mënyrë të pabesueshme, as arbitri kryesor e as anësorët nuk e panë këtë episod.
Bursaspori postoi në rrjetet sociale foton e atij kontakti fizik shoqërua me mesazhin: “Drejtësia?” Referenca është për sjelljen e arbitrit të ndeshjes, i cili pas sherrit nuk ka marrë asnjë masë disiplinore.