Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj komentoi ditën e sotme dhe çështjen e transportit falas. Duke folur në Report tv, Veliaj deklaroi se Berisha dhe Meta nuk kanë pse të gënjejnë qytetarët shqiptarë, pasi nëse do e kishin vullnetin, duhet ta kishin realizuar në Shkodër transportin falas që drejtojnë bashkinë. “Ore ky ‘’Astiri’’ pse voton PS dhe ky Liqeni Thatë dhe Sauku pse e votojnë PS, sepse vërtetë mund të mos jenë bërë të gjitha gjërat, por ata e kujtojnë kur ishin me ujë pusi nga Laknasi dhe nga Coca Cola. Në ‘’Astir’’ u vonuam 3 vite me rrugën kryesore. Në Astir është bërë blv.Migjeni, një nga bulevardet më të bukura sot në Tiranën e Re të viteve. Më rezulton, këta që e kishin në dorë Tiranën, këta e kanë sot në dorë Shkodrën më thoni një shkollë të re në Shkodër, më thoni një shkollë? Këta e kanë sot në dorë Shkodrën, më thoni pse nuk e kanë bërë transportin falas në Shkodër? Një linjë autobusi kanë, dakord unë kam 20. Po Shkodra një ka! Varavingo nga Baçallëku deri në anën tjetër të Shkodrës, një linjë autobusi, bëjeni falas në Shkodër.
Pra qartazi Saliu dhe Iliri punojnë me dy programe, një program për njerëzit që tashmë i kanë rrejt, dhe një program për njerëzit që duhet me i rrejt. Te njerëzit që tashmë i kanë rrejt nuk thonë dot gjëra falas se ata thonë ti e ke, bëje. Kështu për ata që kanë rrejt aty s’ka program fare.
Tregon sa serioz janë, domethënë punon me dy axhenda. Pra në vendin ku ti mendon që punon, ti nuk aplikon programin tënd dhe te vendi ku e di që s’do fitosh, thua të bëhet deti kos, ta hajë kush ta hajë, Lanën do ta bëjmë pishinë”, tha Veliaj.