Prej ditësh të gjithë pasagjerët që udhëtojnë me linjën urbane Tiranë-Kamëz dhe anasjelltas dëgjojnë një sinjalizim audio në gjuhën shqipe dhe atë angleze ku tregohen stacionet përkatëse.
Ky sistem informimi u vjen në ndihmë kategorive të caktuara por edhe turistëve të huaj të cilët përdorin transportin publik urban në Tiranë.
Pavarësisht se shërbimi ka kosto shtesë për operatorët e transportit këta të fundit shprehen se shërbimi cilësor mbetet më me rëndësi për udhëtarët.
Ky sistem audio në shqip dhe anglisht në kryeqytet pritet të nxisë edhe operatorët e tjerë të transportit për modernizimin e flotës së tyre të urbanëve.