Xhuliano Skuka u largua nga Partizani në drejtim të Metz në kampionatin francez, por gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë për sulmuesin shqiptar. Vetëm pak minuta në kampionat, nuk i kanë mjaftuar për të treguar asgjë, teksa ndeshjet e fundit është lënë pushim.

Për të dytën ndeshje radhazi, Skuka do ta ndjekë skuadrën e tij nga shtëpia. Në ndeshjen ndaj Bordo ku Metz fitoi me rezultatin 3-0, Skuka nuk u grumbullua nga skuadra e tij. Por, nuk është e vetmja ndeshje duke qenë se tekniku Lazlo Boloni e ka lënë pushim edhe për ndeshjen e sotme ndaj.

Metz luan ndaj St. Etien ndeshjen e javës së 32 teksa do të synojë ngjitjen në Ligën e Parë franceze. Kampionati kryesohet nga Le Havre që ka 64 pikë. Skuka me fanellën e Metz ka zhvilluar 9 ndeshje në total. Por vetëm 68 minuta. Në 5 ndeshjet e fundit, Skuka ka luajtur 2 prej tyre, por vetëm 4 minuta në total.