Mes emocionesh të forta dhe lotësh gjatë primes të së shtunës Kiara u suprizua në mënyrën më të bukur. Atëhere kur nuk e priste ajo mori propozimin për martesë nga dashuria e saj, Luizi.
Me një unazë madhështore banori i Big Brother Vip i kërkoi moderatores që të martohej me të, e sigurisht që përgjigjja që mori ishte “Po”. Por, unaza ishte ajo që tërhoqi vëmendje dhe zuri faqet e para të mediave rozë. E mahnitur nga unaza që këngëtari i dhuroi Kiarës është padyshim edhe gjyshe Leta. Ka qenë Kiara së fundmi e cila në “InstaStory”, ka publikuar reagimin epik të gjyshës e cila tashmë ka fillaur të bëjë planet e dasmës.Në videon e publikuar nga moderatorja Leta dëgjohet teksa thotë që sapo Luizi të dalë do i vendosin unazën dhe do të bëjnë të gjitha adetet.
“Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, unazë shumë shumë e bukur. Tani kemi për t’ ja bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza ti nuk i ke vënë asnjë.
Do përgatitemi tani për dhënrin që t’ i vemë unazën dhe kur të dalë Luizi do ta presim do i vëmë unazën. Do i bëjmë ato adetet. Fjala e parë që do i them është se e falenderojmë shumë, që është një djalë i mirë një djalë i sinqertë, një djalë i mrekullueshëm”, dëgjohet të thotë Leta.