Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar kandidatët e opozitës në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë për Klan News, Veliaj theksoi se të gjithë kandidatët e Saliut dhe të Ilirit do të hyjnë në histori si njerëz që u rreshtuan në togën si mercenarë të dy forcave ”non grata”.

“Të gjithë kandidatët e Saliut dhe të Ilirit me vetëdije po shkojnë si tek “cjapi tek kasapi”. Pra do të hyjnë në histori si njerëz që u rreshtuan në togën si mercenarë të dy forcave ”non grata”.

Është si të thuash, çfarë mendon dikush që lufton për kompaninë “Vagner”? Pra një mercenar që është non grata dhe i ka hapur luftë Amerikës mund të thotë çfarë të dojë, por nuk ndryshon thelbin. Kush shkon sot me Ilir Metën dhe Sali Berishën është turp i tij dhe turpi i forcës që përfaqëson”, tha Veliaj.