Në pamje të parë ky imazh i kohërave klasike nuk duket se ka asgjë të veçantë, por nëse shikojmë më nga afër, është ndryshe. Një elefant është i fshehur diku në këtë skeç iluzioni optik ku përshkruhet një drejtues cirku. Burri shihet që ka një shpatë në brez dhe mban një trumpetë në dorë.
I veshur me elegancë, ai mban një pallto me bisht dhe një kapele të mbështetur në sqetull.
Por nëse mudn të dalloni dhe elefantin në figurë brenda gjashtë sekondave, do të thotë se keni inteligjencë të lartë, sipas autorit Jagran Josh. Imazhi ishte bërë viral vitin që shkoi dhe tashmë po rishfaqet përsëri me interes. Për ata që nuk e dinë ku është fshehur elefanti, shikoni mirë në pallton e drejtuesit të cirkut.
Nëse ndiqni bishtin e palltos, shikoni që ai shërben dhe si noçka e elefantit ndërsa një vrimë ose buton sherben si syri tij.
Mënga shërben si një nga veshët e elefantit ndërsa shpata është dhëmbi i tij. Muajin që shkoi një tjetër iluzion me vija në bardhë e zi u bë i ndjekur në rrjet, pasi vëzhguesit nuk pikasnin dot bretkosën e fshehur mes tyre.
Për ta bërë më të lehtë, një tjetër imazh në një tjetër skemë ngjyrash tregon bretkosën.
Ndërsa një punim artistik i japonezit Akiyoshi Kitaoka krijon iluzionin e një rrethi blu e më pas bojëqielli.