Një kërcimtare e “Coachella” ka rënë papritur nga lartësia mbi një skenë gjatë një shfaqjeje live në festivalin muzikor në Kaliforni.
Pamjet e tmerrshme treguan balerinën duke Vu rrotulluar me kokë poshtë rreth njëzet metra larg skenës ndërsa një DJ po luante dhe kur ajo filloi të rrotullohej, papritmas ra, shkruan DailyMail.
Ajo kishte kërcyer për rreth pesë minuta para se të ndodhte rënia, sipas TMZ, dhe mbetet e paqartë nëse ajo e lëndoi veten gjatë kërcimit dhe më pas u rrëzua apo nëse rënia ishte shkaktuar nga një rrëshqitje.
Kjo nuk është hera e parë që një punonjës i koncertit aksidentohet në festivalin “Coachella”. Në vitin 2019, një punëtor ra për vdekje teksa po punonte në skenë në përgatitje për festivalin.
Të pranishmit i kërkuan DJ-së të ndalonte së luajturi muzikë pasi balerina po merrte ndihmën mjekësore, madje njëri prej tyre thuhet se i ranë të fikët pasi ishte i tronditur pas aksidentit të rëndë. Nuk dihet ende nëse balerina ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën.