Bayern Munchen nuk e ka ndërmend të rikthehet në shina, teksa së fundmi është mundur 3-1 nga Mainz 05 në transfertën e Bundesligës.

Ekipi i Nagelsmann e nisi ndeshjen me shumë dëshirë dhe grintë. Kampionët e Gjermanisë morën avantazhin në minutën e 29-të, me Mane.

Vendasit do futeshin në pjesën e dytë të karikuar dhe do mund të përmbysnin ndeshjen. Ishte Ajorque në minutën e 65-të që do rikthente gjithccka nga fillimi me golin e barazimit. Pak më pas, Barreiro shënoi të dytin, ndërsa fatin e takimit një herë e mirë e vulosi Martin.

Bayern kryeson kampionatin me 59 pikë, por ndiqet nga Dortmund që ka 2 pikë më pak dhe luan pasdite ndeshjen e saj. Në krahun tjetër, Mainz ndodhet në zonën e Europës, në vendin e gjashtë.