Bebe Rexha po feston me njohësin më të mirë të maihuanës , Snoop Dogg, për këngën e tyre më të re “Satellite”.
Ajo publikoi një video ku tymoste marihuanë me reperin legjendar të enjten. E frymëzuar artistikisht nga The Jetsons , videoja hapet me Rexhën, 33 vjeç dhe Snoop, 51 vjeç,.
“Mbrëmë u ngjita më lart se sateliti / Mora një biletë me një drejtim / Është një mision me një njeri në parajsë”, këndon Bebe nga pjesa e këngës.
Sipas muzikantes së “I’m Good (Blue)”, marihuana në fakt luajti një rol të madh në procesin krijues të këngës dhe videos.
“Të punosh me Snoop është një ëndërr”, thotë Rexha për People, duke shpjeguar se fillimisht i ka dërguar këngën “Satellite” reperit përmes Instagramit. “Ai më thirri në orën 7:00 të mëngjesit të nesërmen duke thënë: “Yo, kontrollo emailin tënd. Ti ke një email”.
Rexha tregoi se ishte shumë e emocionuar për këtë. Kur erdhi koha për të xhiruar klipin, Snoop u shfaq në disa sekonda duke tymosur marihuanë bashkë me Bebe Rexhën.
Snoop i thotë Rexhës se duhet të provojë marijuanën e tij dhe ajo i përgjigjet: “Tani në setin e videove? Unë do të dukem e pirë në video.”Ai tha, ‘Vetëm provoje’ dhe unë thashë, ‘Në rregull’,” thotë ajo.
Por edhe pse shumica e ndjekësve të saj ishin të emocionuar, njëri prej tyre nuk ishte.
“Babai im më thirri dhe më tha: “Çfarë po bën? Pse po pi duhan në internet? A je e çmendur?”, thotë ajo. “Unë thashë: “Babi, është Snoop Dogg. Nëse pi duhan me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg.”
“Satellite” do të shfaqet në albumin e ardhshëm të Bebe , i cili do të publikohet javën e ardhshme dhe Snoop nuk është ikona e vetme e paraqitur në projekt.