Al Nassr humbi dje 2-0 me Al Hilal, duke bërë një hap pas në garën për titullin kampion në elitën e futbollit në Arabinë Saudite. Edhe pse në fushë ishte Cristiano Ronaldo, miqtë e Al Nassr nuk u treguan të rrezikshëm në një ndeshje që për tifozët ishte e veçantë.

Portugezi është ngacmuar gjatë gjithë ndeshjes me koret “Messi, Messi”, teksa fundi i sfidës ka parë një gjest të pahijshëm të CR7 kundër tifozëve. Rrugës për në dhomat e zhveshjes, Ronaldo i ka treguar gjenitalet tifozëve, me yllin e sulmit që është “kryqëzuar” për këtë sjellje.