Juventusi dhe Interi barazuan dje 1-1 në përballjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Fundi i ndeshjes prodhoi tension, teksa arbitri u detyrua të nxirrte me karton të kuq tre futbollistë.
Cuadrado i Zonjës dhe Lukaku e Handanovic te Interi nuk do jenë në ndeshjen e kthimit që zhvillohet më 26 prill në Milano. Në pamje duket qartë se kapiteni i Juves, Cuadrado dhe kapiteni i Interit, Handanovic, kanë një diskutim të tensionuar, teksa kolumbiani godet me grusht në fytyrë sllovenin.
Kaq ka mjaftuar që mediet në Itali të parashikojnë një dënim të rëndë për të dy, sigurisht më shumë për Cuadradon që në këtë rast në këtë rast bën një gjest të rëndë dhe antisportiv që nuk duhet marrë si shembull. Rivaliteti mes dy skuadrave dhe rëndësia e takimit ka bërë që futbollistët të dalin nga vetja.