Milan fitoi 1-0 me Napolin në çerekfinalen e parë të Champions League. Dueli i zhvilluar në “San Siron” e tejmbushur pa kuqezinjtë në formë të mirë, teksa vendosi goli i Bennacer në minutën e 40-të. Pas një kundërsulmi në pjesën e parë dhe asisti të Leaos, Bennacer ia ndali sferën në rrjetë Meret.
Kuqezinjtë e Piolit iu falën edhe formës së mirë të portierit Maignan, që ishte më i vlerësuari te të tijtë dhe gjithë lojtarëve në fushë duke merituar notën 8.4, teksa në fushë për 90 minuta luajti edhe Rrahmani te miqtë, me kapitenin e Kosovës që mori karton të verdhë.
Me një gol avantazh, Milan udhëton javën që vjen në “Diego Armando Maradona” me një moral të lartë, duke dashur të kalojë mes katër skuadrave më të mira në Europë. Pas fitores 0-4 në kampionat, tanimë kuqezinjtë mposhtin kryesuesit e Serie A edhe në Champions League.