Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e madhe e 6 majit për edicionin e dytë të spektaklit Big Brother VIP Albania, duket se konkurrentët po argëtohen më shumë në shoqërinë e njëri tjetrit. Së fundmi Dea Mishel ka qenë në dhomën e grimit së bashku me Luiz Ejllin të cilit i ka pikturuar një pjesë të fytyrës së luanit.
Ndërsa banorja po e pikturonte banorët nuk kanë ngurruar të diskutojnë për gjëra të tjera bashkë.
Luizi i ka kërkuar t’i pikutojë vetëm njërën pjesë të fytyrës Deas e cila merret me art.
Të dy janë në garë për finalistin e parë të këtij formati, i cili pritet të zgjidhet sot (e shtunë).