Sali Berisha ka nisur takimet në kuadër të fushatës elektorale, por duket i papërgatitur pasi nuk njeh as emrat e kandidatëve të tij.

Një gafë e bëri dje nga bashkia e Kavajës pas takimit me mbështetësit e tij. Pasi uroi festën e Fiter Bajramit, Berisha nisi të fliste për zgjedhjet e 14 majit dhe kur po përmendte kandidatin e koalicionit të tij me Ilir Metën, Fisnik Qosja, në fakt po i drejtohej kryetarit të PD-së, Eni Kadiut.

Nuk dihet nëse Berisha është ngatërruar apo dinte vetëm emrin e Fisnikut, imazhin e të cilit nuk e kishte fiksuar. Ndoshta, ky është një tjetër rast ku kandidatin nuk e ka vendosur anëtarësia e PD-së në Kavajë, por Ilir Meta.

Edhe sot u përsërit e njëjta gafë gjatë një takimi të Berishës në Përmet. Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit opozitar në bashkinë Përmet, Berisha ishte në foltore dhe po mbante fjalën kur po mundohej të kujtonte emrin, madje edhe ta lexonte, gjë që i mori disa minuta derisa tha emrin e Edmond Kominos.